Includi: nessuno dei seguenti filtri
× Soggetto Enkelin
× Lingue Inglese
Includi: tutti i seguenti filtri
× Lingue Albanese

Trovati 28 documenti.

Mostra parametri
Ciklopi i Glinës ; Përdorimi Thanas Dino
1
Libro

Dino, Thanas

Ciklopi i Glinës ; Përdorimi : dy romane të shkurtra në një / Thanas Dino

Tiranë : Neraida, 2023

Abstract: Një djalë i thjeshtë arratisur nga zonat kufitare të banuara nga pakica komunikon me letra me prijësin e vendit dhe, jashtë shtetit, bën veprime që cenojnë dinjitetin e tij. Pasardhësi i një familjeje të madhe rrënjëse të diferencuar politikisht, fqinje e afërt dikur me familjen e diktatorit të vendit, për herë të parë angazhohet i thithur prej humnerës '97 dhe provon zhgënjimin prej këtij militimi.

Darkave, nga nji mbas buke.. miniatura ; Stefan Çapaliku
2
Libro

Çapaliku, Stefan

Darkave, nga nji mbas buke.. / miniatura ; Stefan Çapaliku

Tiranë : Fishta, 2023

Abstract: Ky libër me tregime të shkurtra, që autori i thërret me termin muzikor "miniatura", është shenjë e pjekurisë dhe mjeshtrisë së lartë të rrëfimit. Miniaturat e Çapalikut janë si shots-a, si putira apo kadaje, që duhet të pihen me eks. Miniaturat shoqërohen nga ndjesi kontradiktore, zakonisht tragjikomike dhe shpesh paraqesin një mospërputhje midis shkakut dhe pasojës.

Këtu është parajsa Christina Frangeskaki ; përktheu Eleana Zhako
3
Libro

Frangeskaki, Christina

Këtu është parajsa : roman / Christina Frangeskaki ; përktheu Eleana Zhako

Tiranë : Mediaprint, 2023

Abstract: “Këtu është parajsa” është një rrëfim i ndjerë për odisenë e një familjeje emigrantësh shqiptarë në ishullin Rodos të Greqisë. Kristina Frangeskaki është shkrimtarja e parë greke, që ia dedikon romanin e saj një familjeje shqiptare. Rrëfimi alternohet mes të ëmës, djalit të vogël dhe të atit, duke shpalosur një panoramë të dhimbshme të gjendjeve dhe identiteteve njerëzore.

Jetë të humbura Dëfrim Çeka
4
Libro

Çeka, Dëfrim

Jetë të humbura : novelë / Dëfrim Çeka

Tiranë : Vision printing, 2022

Abstract: Libri "Jetë të humbura" ka në qendër të tij një histori të thjeshtë. Personazhi që rrëfen, Vali, është një djalë jetim të cilit bota i ka treguar anën e saj më të errët që në vogëli. Gjithçka do te ndryshoje, kur ai njihet rastësisht me një plak të vjetër, i cili duket sikur ka formulën e zgjidhjes për çdo problem.

Asnjëherë të martën Bashkim Hoxha
5
Libro

Hoxha, Bashkim

Asnjëherë të martën : roman / Bashkim Hoxha

Tiranë : Onufri, 2022

Abstract: Ishte e martë, 29 maji i vitit 1453, kur Mehmet Fatihu hyri në mënyrë triumfale në Kostandinopojë. Rënia e këtij qyteti madhështor, që ishte një prej kryeqendrave të botës së krishterë, u përjetua si një apokalips. Kjo është edhe arsyeja pse e marta u shpall si “ditë tersi.” Po këtë ditë, personazhi kryesor i romanit, një vrasës me pagesë, e ka pushim. Ai nuk punon, nuk kryen vrasje pasi e ka për ters.

Plazh e Plage '83 Agron Cami
6
Libro

Cami, Agron

Plazh e Plage '83 : roman / Agron Cami

Tiranë : Maluka, 2022

Abstract: Ata ishin katër shokë që kishin zënë një dhomë matanë shinave të trenit, tek sektori Hekurudha, në plazhin e Durrësit. Dhoma ishte shumë e vogël, dy flinin në të vetmin krevat dopjo, dy të tjerët poshtë në dysheme.

Biri Flutura Açka
7
Libro

Açka, Flutura

Biri : requiem për Mr. J / Flutura Açka

Botimi i tretë i plotësuar

Tiranë : Skanderbeg, 2021

Abstract: Një fëmijë që humb prindin, thirret jetim; një grua që humb të shoqin, thirret e ve; një burrë që humb partneren, thirret vejan. Por a ka një emër për prindin që humb fëmijën? A mundet bota ta quajë ende “materie” prindin që mbetet jetim i fëmijës së vet?

Gjithçka që ke Enkelejd Lamaj
8
Libro

Lamaj, Enkelejd

Gjithçka që ke : roman / Enkelejd Lamaj

Tiranë : Arka e Noes, 2021

Abstract: Tirana nuk e ka pasur kurrë më parë një vrasës serial. TANI E KA. E quajnë Flutura e Zezë.. Dhe eshtë një vrasës i paskrupullt, ai hyn në shtëpitë e viktimave dhe i masakron, duke i gjymtuar në mënyra mizore. Por.. ai nuk mjaftohet vetëm me kaq. Ai nuk lë rehat as të vdekurit. Firma e tij: një flutur e zezë e fiksuar në gozhdë, mu në qafën e viktimës.

Flama Tom Kuka
9
Libro

Kuka, Tom

Flama / Tom Kuka

Tiranë : Pegi, 2021

Abstract: Duhet fshirë gjëma e madhe e mëkatit që jeta të lulëzojë sërish.

Mbyllur për pushime Stefan Çapaliku
10
Libro

Çapaliku, Stefan

Mbyllur për pushime : roman / Stefan Çapaliku

Tiranë : Fishta, 2021

Abstract: Romani më i fundit i Stefan Çapalikut “Mbyllur për pushime” vendos ngjarjet gjatë Luftës së Dytë, nga dita e kapitullimit të Italisë, shtator 1943 deri me ardhjen e komunistëve në pushtet, nëntor 1944. Ai është romani që na fton ta shohim të shkuarën me sytë e humbësve. “Mbyllur për pushime” është romani që merret me fatet e njerëzve, të shtërnguar të jetojnë ndër kontekste krejtësisht të gabuara. Romani merret me dashuritë e palumtura të disa njerëzve, të nisur për tëLeggi tutto

Ngjarje në trup Flamur Topi
11
Libro

Topi, Flamur

Ngjarje në trup : tregime dhe novela fantastiko-shkencore / Flamur Topi

Tiranë : Onufri, 2021

Pasanikë të varfër Grigor Banushi
12
Libro

Banushi, Grigor

Pasanikë të varfër : baladë dashurie në Milano / Grigor Banushi

Tiranë : Dituria, 2021

Abstract: Në faqet e romanit shpaloset dashuria, shpresa dhe ëndrrat, të cilat herë duken të realizueshme e herë mbeten iluzione e gati shuhen. Por shpresa vdes e fundit, e aq më tepër dashuria që nuk vdes kurrë. Është pikërisht kjo dashuri që i mban dhe u jep zemër Orestit dhe Gretës për të besuar tek ëndrra e tyre, që kjo ëndërr të mos mbetet në sirtar, por të bëhet realitet.

Kutia e Agatha Christie-s Mira Meksi
13
Libro

Meksi, Mira

Kutia e Agatha Christie-s : për dashurinë e Mid'hat bej Frashërit : roman / Mira Meksi

Tiranë : Onufri, 2021

Abstract: Agatha Christie, shkrimtarja britanike e romaneve policore, e mbiquajtur mbretëresha e krimit zhduket nga shtëpia e saj në afërsi të Londrës, për 11 ditë me radhë në vitin 1926. Në misterin e kësaj zhdukjeje, në perspektivën e shkrimit të veprës së saj më të madhe “Vrasje në Ekspresin e Orientit”, gjendet çelësi i zbërthimit të tragjedisë së dy dashnorëve.

Të lirë Lea Ypi
14
Libro

Ypi, Lea

Të lirë : të rritesh në fund të historisë / Lea Ypi

Tiranë : Dudaj, 2021

Abstract: Lea Ypi, profesoresha e Teorisë Politike në London School of Economics, sjell perceptimin prej fëmije të Shqipërisë së rrënuar në komunizëm dhe në përpjekjet e saj drejt lirisë në post-komunizëm.

Gruaja që deshe Ridvan Dibra
15
Libro

Dibra, Ridvan

Gruaja që deshe : roman / Ridvan Dibra

Tiranë : Onufri, 2021

Abstract: Kur mbaron së lexuari tekstin Gruaja që deshe, një trishtim i lehtë si puhizë vjeshte t’i mbulon sytë në mbyllje, ngase pas një ngjarjeje të veçantë, e cila ia del ta thyejë përditshmërinë, i kthehesh prapë asaj, me pezmin e mbledhur në grykë që nga tash sërish gjithçka është njëlloj.

Vila me tri porta Vera Bekteshi ; me parathënie nga Rudolf Marku
16
Libro

Bekteshi, Vera

Vila me tri porta : roman autobiografik / Vera Bekteshi ; me parathënie nga Rudolf Marku

Botimi i tretë

Tiranë : UET Press, 2020

Leteratura ; 7

Abstract: Është rrëfimi i jetës së një brezi që u rrit në bllokun komunist, i një brezi me prindër që kishin arritur në kupolat e pushtetit (natyrisht, me krimet dhe prapaskenat e një pushteti që kishte talent të rrallë për gllabërimet kanibaleske të sojit të vet), e një brezi që kishte ardhur duke i përzënë dhe futur nëpër burgje, apo duke i vrarë pronarët e vërtetë nga Blloku – për t’u gjendur shumë shpejt vetë në anën e të persekutuarve.

Hija e mbretit Viktor Canosinaj
17
Libro

Canosinaj, Viktor

Hija e mbretit : roman / Viktor Canosinaj

Tiranë : Dyrrah, 2020

Abstract: Ky roman trajton raportet e individit me pushtetetin dhe vullnetin e nje tirani te gjithepushtetshem qe ben me vendin e tij cdo gje qe deshiron, duke perfshire edhe djegien e te gjithe librave, per te nisur nje epoke te re. Eshte nje roman kushtuar lirise, dashurise dhe kurajes njerezore per t'u perballuar me te keqen.

Engjëj të armatosur Diana Çuli
18
Libro

Çuli, Diana

Engjëj të armatosur : roman / Diana Çuli

Tiranë : Toena, 2020

Abstract: Ky roman është frymëzuar nga një histori e vërtetë. Kritika e ka vlerësuar romanin “Engjëj të armatosur” si romanin më të mirë të shkruar për periudhën e Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri në këto tri dekada, si një roman që hap udhën e mund të shërbejë si një pikënisje e re për trajtimin në mënyrë jo dogmatike të kësaj periudhe.

Diktatori në kryq Mira Meksi
19
Libro

Meksi, Mira

Diktatori në kryq : roman / Mira Meksi

Tiranë : Onufri, 2019

Abstract: Me një penë mjeshtërore dhe me detaje nga më fantastiket, Mira Meksi ka ndërtuar prototipin e Diktatorit të Luftës së Ftohtë dhe Vetminë e tmerrshme të pushtetit absolut. Satira, ironia e thellë, thrilleri, suspensi policesk dhe rrëfimi magjik kanë mbrujtur lëndën e mrekullueshme të këtij romani me dramacitet të lartë.

Kronikat e mjegullës Bashkim Hoxha
20
Libro

Hoxha, Bashkim

Kronikat e mjegullës : roman / Bashkim Hoxha

Tiranë : Onufri, 2019

Abstract: Një sagë e bukur njëqindvjeçare e ngjeshur në rreth dyqind faqe roman.